Top News/ Digjet Amsterdami, tramvaji në flakë/Vazhdon dhuna në kryeqytetin holandez, 3 të arrestuar
12/11/2024 13:17

Dhjetëra persona të armatosur me shkopinj, i kanë vënë flakën një tramvaji në amsterdam pasi më herët, goditën me mjete të forta e shashka mjetin. Sipas policisë holandeze, tensioni në qytet është rritur pas përleshjeve të dhunshme të javës së kaluar, pas ndeshjes mes Ajaksit dhe Maccabit. Autoritetet kanë thënë se zjarri në tramvaj është shuar shpejt dhe se njësitë speciale të policisë kanë zbrazur zonën ku ka ndodhur incidenti. Tre persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë në kërkim. Në një deklaratë, saktësohet se nuk është e qartë se kush i ka nisur trazirat dhe as nëse ato janë të lidhura me agresionin ndaj tifozëve izraelitë. Mediat vendase raportojnë se disa persona me fytyra të mbuluara, kanë lëshuar slogane si ‘Palestina e lirë’ dhe ‘hebrenjtë janë kancer’. Trazirat nisën pak pas orës 19 të së hënës, shkruan policia në llogarinë e saj në X, kur një grup personazh shkaktuan rrëmuja dhe hodhën fishekzjarre. Kjo bëri që një tramvaj të merrte flakë. Përleshjet u regjistruan në perëndim të amsterdamit, ku po ashtu disa makina dhe bicikleta u dogjën apo u shkatërruan. Gjatë ditës në qytet, disa manifestues pro palestinës kishin zbritur në shesh, pavarësisht ndalimit të tubimeve dhe gjatë protestave të tyre ka patur trazira dhe përleshje me policinë. Fatmirësisht, zjarri më tramvaj nuk ka shkaktuar të lënduar. Drejtuesi dhe pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë prej mjetit. Por, një kalimtar është rrëzuar nga bicikleta dhe përplasur, nëdrsa një tjetër person ka mbetur i lënduar lehtë nga një mjet piroteknik.

Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17