Një vatër zjarri u shfaq këtë të dielë në Mallakastër duke rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik të Bylisit. Disa hektarë me ullishte e shkurre në afërsi të fshatit Hekal u dogjën si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë. Flakët u shfaqën rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe fillimisht u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit e Ballshit, por era e fortë riaktivizoi vatrën në mesditë.