Tre makina u përfshinë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë Postës Shqiptare në rrugën Çamëria, ku automjetet ishin parkuar. Nga flakët mjetet pësuan dëmtime të shumta pasi u përhapën me shpejtës, ndërsa forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash bën të mundur neutralizimin e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet, por paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e para të pronarëve të mjeteve ndërsa kanë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së bizneseve rreth zonës me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti.