Sarajet e Toptanëve, një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës janë përfshirë nga flakët mesnatën e së martës. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin e kësaj godine.