Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës. Zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era është përhapur në një sipërfaqe të madhe. Zjarrëfiksit e Vlorës por dhe forcat nga ADZM kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.