Dy makina, përkatësisht Mercedes dhe Opel, janë djegur gjatë natës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, qëllimisht. Sipas policisë, zjarri i është vënë makinës Mercedes, e cila I përkiste një shtetasje, ndërkohë që makina Opel ka marrë flakë pasi ka qenë e parkuar afër mercedesit. ‘Uniformat blu’ kanë marrë në pyetje pronaren dhe po kqyrin kamerat e sigurisë. Sakaq Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin ‘Shades’, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, duke vënë në pranga dy shtetas.