Atmosfera e Pavarësisë ka pushtuar Fierin, ku dhjetëra qytetarë me flamuj kuqezi parakaluan në qendër të qytetit. Të rinj e familjarë krijuan një atmosferë festive përgjatë bulevardit, ndërsa mbrëmja u mbyll me fishekzjarrë që ndriçuan qiellin dhe shtuan emocionet e festës mbare shqiptare.