Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku një stallë me bagëti është përfshirë nga flakët dhe është shkatërruar plotësisht. Zjarri është konstatuar nga pronari Agjërim Kapa mëngjesin e kësaj të enjteje, ndërsa jashtë kamerave në gjendje të rënduar emocionale u shpreh se dëmi është në më shumë se 170 dele. Sipas tij bagëtitë janë djegur te gjalla, por ende nuk dihet saktësisht shkaku i renies së këtij zjarri. Ndërkohë, Emergjencat Civile të Bashkisë Pogradec pritet të kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për familjen e prekur nga kjo fatkeqësi.