Top News – Dielli u fik për dy minuta / Spektakli më i madh i natyrës, eklipsi magjepsi botën
13/08/2026 12:02

Dita u shndërrua shkurtimisht në natë në Spanjë të mërkurën, ndërsa vendi pa eklipsin e parë total diellor në më shumë se një shekull, duke e zhytur atë në errësirë të frikshme në një nga spektaklet më të mëdha të natyrës. Shkëlqimi spektral i koronës së jashtme të Diellit, që shkëlqente nga skajet e Hënës në hije, shkaktoi gulçime dhe brohoritje nga turma të mëdha, vetëm 90 minuta pasi u shfaq për herë të parë në rajonin e largët Arktik të Rusisë veriore. "Është një pamje që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë ta shihja," tha Isabel Troyano, një 56-vjeçare, që e pa ekslipsin bashkë me djalin e saj në Tarragona, në bregdetin mesdhetar të Spanjës. “Mu bë mishi me mornica”, shtoi ajo. Alejandro Cuesta, një studiues 30-vjeçar i nanoshkencës, e konsideroi pamjen "të pabesueshme... "Ishte madhështore... gjëja më e bukur që kam parë në të gjithë jetën time." Eklipsi - i pari në Evropën kontinentale që nga viti 2006 - hodhi hijen e tij nëpër pjesë të Groenlandës, duke vrapuar më pas për në jug për të mbuluar Keflavikun, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti i Islandës, Reykjavik, përpara se të përshkonte Oqeanin Atlantik drejt Spanjës veriore. Reykjaviku nuk kishte parë një eklips total diellor që nga viti 1433, dhe tjetri nuk pritej deri në vitin 2196.

Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10