Një aktivitet diellor i fuqishëm është parashikuar për të hënën që mund të ndërhyjë në komunikimet me valë të shkurtra, thanë shkencëtarët rusë pasi tre shpërthime u vëzhguan mbi sipërfaqen e diellit të dielën. Instituti Fedoroc i gjeofizikës së aplikuar në moskë, tha se shpërthime të klasit X janë të mundshme, përfshirë shpërthimet e protoneve, dhe komunikimi radio me valë të shkurtra do të ketë probleme. Shpërthimet e klasit x, janë shpërthimet më të mëdha në sistemet diellore dhe mund të krijojnë stuhi rrezatimi jetëgjata. Shpërthimet e protoneve janë një stuhi e pjesëzave energjike diellore, të përbëra kryesisht nga protonet.