Sektori i prokurimeve publike në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re, deklaroi Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët këtë të hënë. Faza e re, sipas Ramës, largon dorën e njeriut nga procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dokumentacionit dhe kritereve që kompanitë paraqesin në një tender për t’ja kaluar Diellës.