Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit do të testohet për herë të parë përdorimi i inteligjencës artificiale, në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpjegoi se ky projekt do të jetë eksperimental dhe nuk do të zëvendësojë numërimin manualisht të votave. Celibashi: “Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit.”