Fenomeni i shpopullimit masiv është kthyer në një nga problematikat më të mëdha aktuale të vendit tonë. Sipas raportit të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara rezulton se Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, ndërsa në vend të parë qëndron Gana, dhe në vendin e dytë Bosnje e Hercegovina.