Top News – ‘Diaspora proteston në Tiranë’, Berisha: Çdo demokrat të jetë pjesë e uraganit
01/08/2026 19:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët se protestat kundër qeverisë po vijojnë me intensitet, duke i cilësuar ato si shprehje të pakënaqësisë së thellë ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve nga e gjithë Shqipëria t’i bashkohen protestës së planifikuar, duke e cilësuar atë si një ‘uragan lirie’. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se, sipas tij, qeveria nuk ka arritur të frenojë mobilizimin qytetar, pavarësisht presioneve dhe kushteve të vështira atmosferike. ‘Narkodiktatori është tmerruar. As temperaturat më të larta, as terroret policeske më të egra, as kërcënimet e pafundme nuk mposhtën dot qëndresën e qytetarëve shqiptarë kundër Edi Ramës,’ deklaroi kreu i PD-së. Sipas Berishës, protesta është kthyer në një lëvizje që po sfidon qeverinë, ndërsa akuzoi kryeministrin se në daljet e tij publike shmang problemet reale të qytetarëve. ‘Çdo orë, çdo ditë që kalon fakton se Edi Rama nuk ka të ardhme. Në të gjitha fjalimet e tij nuk ekziston qytetari, nuk ekziston Shqipëria dhe nuk ekzistojnë problemet madhore të këtij vendi,’ tha ai.

Top Channel/ Flakët rrezikojnë Apoloninë, zarri në kodrat prranë rrezikojnë parkun
22/09 20:04
Top Channel/ Zjarri përfshin kodrat e Apolonisë, flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik
22/09 20:00
Top Channel/ Sekuestrohet hoteli 5 kate. Të njëjtit pronar i bllokohet edhe një objekt tjetër
22/09 19:56
Top Channel/ Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, deklaratë për Shqipërisë. BE vlerësime
22/09 19:38
Top Channel/ Vidhet memoriali në Senicë, autorët morën basorelievin prej bronzi dhe…
22/09 19:36
Top News-Çfarë po ndodh në Apoloni?Ministri Gonxhe e prefekti i qarkut Fier japin detaje nga zjarri
22/09 19:33
Top Channel/ Debat për “Paketën e Maleve”, opozita denoncon abuzime me pronat
22/09 19:33
Top Channel/ Rama shkarkon Vlora Hysenin, kryeministri: Barazia para ligjit nuk…
22/09 19:31
Top Channel/ “Do t’i rikthejmë Shqipërisë fatin e saj”, Berisha: : Nuk ka ripërtëritje pa…
22/09 19:20
Top Channel/ “Asnjë vend nuk ka potencialin tonë”, Berisha në Vlorë: Kërkohet ripërtëritje
22/09 19:14
Top Channel/ “Gjithçka u bë me urdhër të Ramës”, Berisha: Duhet të shpëtojnë vendin nga kjo bandë
22/09 19:14
Top Channel/ Zjarri në kodrat e Apolonisë merr përmasa të mëdha, rrezikohen banesat
22/09 19:12
Top Channel/ Zjarr në zonën e Jallisë në Nartë, era favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave
22/09 17:50
Top News- Flakët drejt Parkut të Apolonisë, zjarr i madh në kodrat e Pojanit
22/09 17:48
Top News – 5 kate hotel pa leje në Ksamil. Sekuestrohet godina, procedohet penalisht pronari
22/09 17:41
Top News – S&P vlerëson Shqipërinë. Konfirmon vlerësimin “BB”, perspektivë e qëndrueshme
22/09 17:39
Top News – Harta territoriale ‘trazon’ Elbasanin/ Librazhdi pro bashkimit, Belshi kërkon dëgjesa
22/09 17:37
Top Channel/ Flakët përfshijnë Delisufin në Vlorë, digjen pemëtoret dhe një stallë bagëtish
22/09 17:16
Top Channel/ Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, flakët rrezikojnë Parkun e Apolonisë
22/09 17:08
Top Channel/ Deklarata e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit: Diskutuam rezultatet e…
22/09 17:07