Ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit pritet të nisë komunikimi zyrtar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. Ajo deklaroi se deri tani ka pasur vetëm deklarime të përgjithshme nga përfaqësuesit e partive, ndërsa theksoi se pas certifikimit secili subjekt duhet të paraqesë qëndrimin e tij zyrtar. Kusari-Lila u shpreh se kërkesat e Aleancës duhet të diskutohen në kuadër të programit qeverisës, ndërsa shtoi se projektet strategjike, si ai i gazit amerikan, nuk duhet të përdoren për përplasje politike të brendshme. E pyetur për emrat që mund të marrin poste në institucionet e reja, ajo tha se është ende herët për të folur, pasi këto çështje do të diskutohen vetëm në negociatat mes partive politike.