Kuvendi Kosovës nuk kaloi një rezolutë te propozuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kërkonte nisjen e dialogut për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Qindra serbë kanë dhënë dorëheqje nga disa institucione të Kosovës, përfshirë Policinë, gjyqësorin, si dhe në komunat dhe Kuvendin e Kosovës.