Top News – Dialogu i Kosovës me Serbinë/ Kurti-nuk do të vazhdojë përjetësisht
27/06/2021 16:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar të dielën, ato që i ka konsideruar, katër qëndrimet e tij për ecjen përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë këto deklarata në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti ka thënë se për palën kosovare, kërkesa për marrëveshje përfundimtare, ligjërisht detyruese, është ajo “që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën", duke shtuar se dialogu mes dy vendeve nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Si pikë të dytë, ai ka përmendur një marrëveshje që ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare, sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës të Vjenës për Ligjin mbi Traktatet. “Po bëhen 23 vjet bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gati gjysma e kësaj periudhe nën ndërmjetësimin apo lehtësimin BE-së. Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht, por, duhet ta dijnë qysh në fillim që dialogu, bisedimet, nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që duhet të bazohet në barazi dhe reciprocitet, e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellë”, ka pohuart kurti në takim. Ai ka thënë mes të tjerash se “pavarësia e Kosovës është kompromis”. Më 23 qershor, Kurti është pritur në Francë nga presidenti i këtij shteti Emmanual Macron dhe pas takimit, ky i fundit u ka bërë thirrje, si Kosovës, ashtu edhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje "që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane". Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Raundi i fundit i dialogut është mbajtur më 15 qershor të këtij viti. Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11