Ka dështuar edhe përpjekja e radhës e BE-së për të ulur në të njëjtën tryezë kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak është takuar fillimisht me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e më pas me krynegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e vendit. Takim trepalësh nuk ka pasur.