Bill Clinton mbërrin të hënën në Tiranë me ftesë të Kryeministrit Edi Rama. Vizita e parë e ish-Presidentit amerikan në Shqipëri përkon me Pavarësinë e SHBA, që Clinton do ta festojë nga Shqipëria dhe me ditëlindjen e Ramës. Rama e Clinton do të zhvillojnë një takim, ku kreu i Qeverisë pritet ta falenderojë për mbështetjen e vazhdueshme që ish-Presidenti amerikan i ka dhënë popullit shqiptar dhe sidomos për rolin e luajtur në bombardimet e Serbisë, parandalimin e spastrimit etnik dhe çlirimin e Kosovës në fund të viteve ’90.