Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në qytetin e Vlorës, ku një punonjës i pastrimit në Bashkinë e Vlorës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dhunshëm me dy persona. Sipas policisë, Kozma Kukli u dhunua fizikisht nga Ermal Sakaj dhe Klaudio Nurçaj, të dy banues në Vlorë dhe me precedentë penalë, për plagosje të rëndë me dashje, kryer me armë zjarri dhe për prodhim dhe shitje të narkotikëve.