Alvi Gumeni, 29 vjecari i cili dhunoi mësuesin e fiskulturës Kleanth Laçi në një shkollë 9 vjecare në Tepelenë, është lënë i lirë këtë të enjte, me vendim të prokurorisë. Organi i akuzës në Gjirokastër e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e të riut, pasi dëmet nuk ishin aq të rënda, sa mund të conin në vdekjen e 59 vjecarit. Mësohet se vendimi është marrë nga prokurorja Edlira Manelli, e cila nuk lejoi as 48 orë mbajtjen në qeli të 29 vjecarit.