Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Renato Bodurrin, personin që dyshohet se dhunoi gazetarin Gjergj Zefi në datë 3 tetor të vitit 2023, në kryeqytet dhe ka bërë kërkesë për kalimin e ccështjes për gjyq. Ndaj Bodurrit, organi akuzues ka ngritur veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, ku dyshohet se këtë veprim e ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.