Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Arrestohet në flagrancë 58-vjeçari që ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe e kanosi atë me mjet prerës. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Gjithashtu, kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.