Shefi i krimeve në Sarandë është dhunuar në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas të dhënave paraprake, Mateo Bakalli është përfshirë në një konflikt me disa persona dhe më pas është dhunuar. Si pasojë shefi i krimeve ka marrë dëmtime në trup dhe në fytyrë dhe është dërguar në spital. Sipas dëshmisë së tij, në rrugën Butrinti kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona dhe ka ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre e ka goditur me grusht. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka të bëjë me punën e si shef krimesh, ndërsa lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.