Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin Hydajet Lezha, në qytetin e Lezhës, ku një nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë ka goditur me karrige në kokë mësuesen e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda klasës dhe gjatë orës së mësimit. Viktima është mësuesja me inicialet M.P., e cila është shoqëruar menjëherë për në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore. Goditja ka qenë aq e fortë, sa mësueses i është shkaktuar një e çarë e madhe dhe është gjakosur në pjesën e kokës.