Policia e Matit referoi në Prokurorinë e Posaçme materialet proceduriale ndaj kreut të njësisë administrative Xibër dhe një shtetasi tjetër pë akuzat e korrupsionit aktiv në zgjedhje, vetëgjyqësia dhe bllokimin e rrugëve. Në SPAK u referua 36 vjeçari me inicialet E.D. dhe shtetasi 57 vheçar me inicialet B.H., banues në Klos. Ndërkohë, një 27 vjeçar është referuar në prokurorinë e Dibrës pasi i kishte vënë automjetit të tij fenelina si ato të policisë. Në Pogradec, katër persona u arrestuan pas një sherri që nisi në një qendër votimi dhe përfundoi në banesën e një komisioneri të kësaj qendre.