Një çift, banorë në fshatin Arst të Bashkisë së Fushë Arrëzit janë dhunuar në banesën e tyre nga persona ende të paidentifikuar. Sipas burimeve të gazetares së Top News Kleida Muka, një grup personash kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika natën mes të martës dhe të mërkurës. Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht duke u shkaktuar dëmtime të rënda me fraktura në këmbë dhe duar. Shkak i dhunës ndaj çiftit dyshohet se lidhet me kultivimin e hashashit në zonat malore të Fushë Arrëzit.