Një mjek është dhunuar në qytetin e Gramshit nga dy persona, të cilët janë tashmë të identifikuar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së enjtes në banesën e mjekut, Vladimir Shuli. Autorët janë futur në banesën e tij ku e kane goditur me mjete te forta dhe si pasoje e goditjeve ka marre dëmtime të shumta ne nofull, kokë dhe trup. 59-vjecari është gjetur në gjendje kome nga te afërmit brenda banesës dhe është dërguar fillimisht drejt spitalit të Gramshit e më pas drejt spitalit te Traumës ne Tirane. Fillimisht u dyshua se ishte rrëzuar pasi vuante nga hipertensioni, por në fakt më pas rezultoi se ishte dhunuar.