Tetë persona janë arrestuar pasi stërnipi i Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron u sulmua të hënën pas një fjalimi televiziv të presidentit francez. Jean-Baptiste Trogneux u rrah nga protestuesit antiqeveritarë në qytetin verior të Amiens. Ai është goditur në kokë, krahë dhe këmbë dhe është në pritje të rezultatit të skanerit.