Lideri i opozitës ruse flet për shplarje truri dhe propagandë në burg por mbetet optimist se regjimi i Putinit do të përfundojë shpejt. I burgosur prej muajsh tashmë, Navalni e ka krahasuar burgun rus me një kamp pune të detyruar në Kinë dhe thotë se ai është i detyruar të shohë për tetë orë në ditë televizionin shtetëror. Navalni që e ka ndërtuar karrierën e tij politike duke ekspozuar korrupsionin në Rusi, mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Pokrov, 100 km në lindje të Moskës.