Një 55 vjecare u paraqit të mërkurën në spitalin e Korcës për të marrë mjekim, për shkak të një frakturë në këmbë. E pyetur lidhur me frakturën, Diana Mulla akuzoi bashkëshortin e saj, duke thënë se 6 ditë më parë e ka shtyër nga shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë. Ajo shtoi se ndonëse ka patur dhimbje, bashkshorti Fatos Mulla e kishte ndaluar të shkonte në spital dhe të merrte mjekim. Ka qenë vetë ky i fundit ai që e dërgoi Dianin në spital të mërkurën e më pas u largua nga aty.