Një efektiv i policisë së Fierit është përjashtuar nga radhët e uniformave blu nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës për rastin e dhunës ndaj 17 vjeçares, të ndodhur në fillim të muajit qershor. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në lidhje me rastin, familjarët e 17 vjeçares kanë reaguar për Top Channel duke akuzuar strukturat e policisë dhe të prokurorisë së Fierit për neglizhim të denoncimit, apo edhe përpjekje për ta fshehur ngjarjen.