Nëna e njërës prej vajzave të mitura të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka folur sërish para mediave, këtë herë përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit, tre të akuzuar kanë dalë para togave të zeza. Ajo tha se vajza e saj ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik, ndërsa kërkoi mirëkuptim për gjendjen e së miturës dhe duke shprehur keqardhje për ngjarjen. Tre vajzat u vendosën nën akuzë pas një videoje, ku ato shfaqeshin duke dhunuar një 17-vjeçare, ndërsa u vendosën nën akuzë edhe për shantazh.