Top News/ Dhuna mbi tifozët izraelitë…Pesë persona në spital, 62 të arrestuar në Amsterdam
08/11/2024 15:17

Tifozët izraelitë dhe protestuesit u përleshën gjatë natës së kaluar pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv, tha policia holandeze të premten. Autoritetet holandeze thanë se tifozët izraelitë u sulmuan në mëyrë sistematike. Nuk është e qartë ndërkohë se si filloi dhuna. Liderët e Izraelit dhe Holandës dënuan dhunën duke e cilësuar si antisemitike. Videot nga Amsterdami gjithashtu shfaqin tifozët izraelitë duke brohoritur thirrje antiarabe në rrugët e qytetit. Kryebashkiakia e Amsterdamit, Femke Halsema, tha për gazetarët të premten se vëzhguesi kundër terrorizmit i Holandës theksoi se nuk kishte kërcënime konkrete ndaj tifozëve izraelitë të futbollit para ndeshjes. Peter Holla, shefi në detyrë i policisë së qytetit, tha në një konferencë për shtyp se tifozët “u sulmuan në mënyrë të qëllimshme”. Policia e Amsterdamit tha në rrjetet sociale se ka filluar një hetim të madh ndaj incidenteve të shumta të dhunës. Ajo nuk dha më shumë hollësi për të lënduarit apo të arrestuarit gjatë dhunës të enjten mbrëma, pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Avivit në Ligën e Evropës. Ende nuk është e qartë se kur dhe ku shpërtheu dhuna. “Në disa pjesë të qytetit u sulmuan tifozët. Policia u detyrua të ndërhyjë disa herë, për t’i mbrojtur tifozët izraelitë dhe për t’i shoqëruar ata në hotele”, tha policia. Dhuna shpërtheu megjithëse ishte ndaluar një protestë propalestineze në afërsi të stadiumit. Halsema nuk kishte dhënë leje për protestë nga frika e përshkallëzimit të situatës. Transmetuesi holandez NOS raportoi se një flamur palestinez u gris në një ndërtesë në qendër të qytetit dhe se policia nuk i lejoi mbështetësit propalestinezë të marshonin drejt stadiumit ku po zhvillohej ndeshja. Izraeli fillimisht urdhëroi dërgimin e dy avionëve në kryeqytetin holandez për t’i kthyer izraelitët në shtëpi, por më vonë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se do të punojë “për të gjetur një zgjidhje për kthimin e qytetarëve përmes aviacionit civil”. Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, tha në X se ishte i “tmerruar” nga raportimet për dhunë në Amsterdam.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11