Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se shpreson se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i thotë Izraelit ta “ndalë” luftën. Ai tha se një “fillim i mirë” do të ishte duke e ndërprerë furnizimin e Izraelit me armë nga SHBA-ja. “Trump ka dhënë premtime për t’u dhënë fund konflikteve... ne duam që ai t’i mbajë këto premtime dhe që t’i thotë Izraelit ‘ndalu’”, tha Erdogan për gazetarë duke u kthyer nga Budapesti.