Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra të zëvësndës shefit të komisariatit numër 1 Tiranë Rustem Dervishi, pas dhunimit të një 3 vjecarje nga edukatorja e saj në një kopësht privat të palicensuar. Rrumbullaku po ashtu pezulloi nga detyra nënkomisarët Ylli Çako, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve dhe Ergys Brahima, me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve nën akuzën“Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë” .