Presidenti amerikan Donald Trump ka përditësuar bilancin tragjik të përmbytjeve që goditën Teksasin më 4 korrik, duke konfirmuar se kanë humbur jetën 135 persona dhe mbi 170 rezultojnë ende të zhdukur. Gjatë një takimi me autoritetet lokale, Trump tha: “Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”, duke theksuar se shumë prej viktimave janë fëmijë.