Në të dhjetën ditë me radhë shumë qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skëndebej për të marshuar drejt Kryeministrisë ku dhe njëherë, përsëritën thirrjen për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit nuk i kursyen as tonet kërcënuese në drejtim të kryeministrit, duke i kërkuar largimin dhe ngritjen e një qeverie tranzitore para se tubimi të eskalojë. Protestuesit bën thirrje për protestë kombëtare ditën e mërkurë, në kuadër të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizërenit, ndërsa marshuan rrugëve të Kryeqyteit. Me flamuj në duar e pankarta ata vijuan marshimin ndërsa brohorisnin në kor për ngritjen e një qeverie tranzitore.