Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është detyruar të shtyjë martesën e saj për shkak të masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria e saj për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit Omicron. “Martesa ime do të anulohet,” u tha Ardern gazetarëve, duke shtuar se i vinte keq edhe për çiftet e tjera që ishin gati të martoheshin dhe u prekën nga kufizimet e reja.