Një grua ende e paidentifikuar është gjetur e pajetë në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë. Këqyrja paraprake e kufomës ngre dyshimet se ajo është mbytur në det. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë për një aksident, pasi nuk ka shenja dhune.