Top News/ Deti Kaspik po vdes…Liqeni më i madh i Planetit po tkurret, lëshohet alarmi
25/10/2024 12:18

Dikur, kishte plot vende, në detin kaspik, nga ku njerëzit kridheshin në ujin me ngjurë blu në jeshile. Por, tani, ato vende janë shfytyruar, janë tharë dhe zhveshur. Uji është tërhequr shumë dhe për më tepër, është është ndotur, aq sa të mos mund të notosh më. Deti Kaspik është deti më i madh në brendësi të planetit dhe liqeni i tij më i madh, një trup i madh uji afërsisht me madhësinë e Montanës në SHBA. Vija bregdetare e tij shtrihet më shumë se 6500 km dhe ndahet mes pesë vendeve: Kazakistanit, Iranit, Azerbajxhanit, Rusisë dhe Turkmenistanit. Këto vende mbështeten në të për peshkimin, bujqësinë, turizmin dhe ujin e pijshëm, si dhe rezervat e lakmuara të naftës dhe gazit. Kaspiku gjithashtu ndihmon në rregullimin e klimës së këtij rajoni të thatë, duke siguruar reshje dhe lagështi në Azinë Qendrore. Por ai është në telashe. Dëmtimi, shfrytëzimi i tepërt, ndotja dhe, gjithnjë e më shumë, kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxisin rënien e tij – me disa ekspertë që kanë frikë se Deti Kaspik po shkon drejt pikës nga ku nuk ka më kthim... Ndërsa ndryshimi i klimës po rrit nivelet globale të deteve, është një histori tjetër për detet dhe liqenet pa dalje në det si Kaspiku. Ata mbështeten në një ekuilibër delikat midis ujit që rrjedh nga lumenjtë e reshjeve dhe që largohet përmes avullimit. Ky ekuilibër po ndryshon ndërsa bota ngrohet, duke bërë që shumë liqene të tkurren. Njerëzit nuk kanë nevojë të shikojnë larg për të parë se çfarë i pret në të ardhmen. Deti Aral aty pranë, midis Kazakistanit dhe Uzbekistanit, dikur ishte një nga liqenet më të mëdhenj në botë, por tashmë është zhdukur, shkatërruar nga një kombinim i aktiviteteve njerëzore dhe kriza e përshkallëzuar klimatike.

Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36