Policia britanike ka zbuluar një plantacion hashashi në Rainham, si dhe ka arrestuar një 63-vjeçar. Një aksion dy ditor I zhvilluar në vend çoi në zbulimin e një zone të përshtatur për kultivimin e drogës. U sekuestruan gjithashtu pistoleta, një kallashnikov dhe dy harqe. Vlera totale e sasisë së sekuestruar shkonte në 300 mijë paund ose rreth 370 mijë euro.