Qeveria do të miratojë javën e ardhshmë detajet e garancisë sovrane për sektorin e fasonerisë. Në mbledhjen e këshillit ekonomik kombëtar, ministri i financave, Ervin Mete u shpreh se garancia sovrane në sektorin fason do të jetë një instrument që do të mbulojë rreth 70 për qind marrjen e kredive nga sistemi bankar. Në këtë kuadër, pritet të ndërmerren një sërë ndërhyrjesh të tjera në diversifikimin e kolateralit apo marrjen e masave rregullative me qëllim nxitjen e kreditimit.