Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi I rëndë në Pogradec, ku 31-vjeçari Ilirjan Selmani dyshohet se vrau partneren e tij 52-vjeçare, Kozeta Teço. Mësohet se I riu ka përdorur thikën e bukës mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas krimit, ai ka pastruar gjakun me peshqirë të cilat I ka hedhur afër një koshi pranë pallatit ku jetonte viktima dhe I ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat. 31-vjeçari ka mohuar krimin në polici, ndërsa kanë qenë pamjet e sigurisë ato që kanë hedhur dritë mbi ngjarjen.