Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje të reja lidhur me sherrin mes shqiptarëve që ndodhi në Itali ku mbeti i vdekur 27-vjeçari, Kasem Kasmi dhe u plagosën tre të tjerë. Autori 23-vjeçari, Mikel Zeka kishte deklaruar më herët për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë.