Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, ka zbuluar të tjera detaje rreth protestës së thirrur më 7 korrik. Në një prononcim para Kuvendit të Shqipërisë, Berisha u shpreh se protesta do të mbahet në orën 19:00, teksa nuk paralajmëroi pjesëmarrje masive. I pyetur nga gazetarët nëse është konsultuar protesta me organet drejtuese, Berisha kishte një përgjigje, ndërsa nuk tregoi nëse kjo protestë do të jetë e vetmja deri në shtator, apo do të ketë edhe të tjera.