Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni I zhvilluar të shtunën në pikën kufitare të Kapshticës, pjesë e të cilës ishte dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Mësohet nga burime se uniformat blu kanë prangosur shoferin e mjetit ku u gjetën rreth 6 kilogramë heroinë.