Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Durrës pasditen e kësaj të marte, ku një 40-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në lagjen 15 të qytetit bregdetar. Viktima humbi jetën në vend, ndërsa automjeti u largua me shpejtësi duke mos i dhënë as ndihmën e parë të aksidentuarit.