Ka dështuar sërish seanca gjyqësore në GJKKO, në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe 6 të pandehurve të tjerë. I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, Beci nuk ishte i pranishëm këtë të hënë, por përfaqësohej nga avokati i tij, Ervin Metalla. Të pranishëm në seancë ishin vetëm dy prej të pandehurvre, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, të cilët nuk dhanë pëlqimin e tyre për prezencën e kamerave në seancë.