Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në statusin e të paditurës nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, hodhi një sere akuzash ndaj kësaj të fundit dhe qeverisë. Sipas Vokshit, ajo zotëron shumë fakte për të vërtetuar denoncimin e bërë, lidhur me nxjerrjen e tezave të provimit për mësuesit në Elbasan. Por Vokshi u shpreh se Kushi kishte zgjedhur të mos ishte në séance për tu njohur me këto fakte që ajo ka.